Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi e Mallorca në prag të rënies nga La Liga

Vedat Muriqi

Pas humbjes 3:1 kundër Getafes të mërkurën e kaluar, Mallorca, të dielën mori tjetër goditje në garën për mbijetesë në La Liga të Spanjës.

Mallorca humbi derbin e mbijetesës në udhëtim nga Levante me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së parafundit të elitës spanjolle të futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Calos Espi në minutën e 31-të dhe Kevin Arriaga në minutën e 86-të i shënuan golat e fitores së rëndësishme të Levantes.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, skuadrat mbetën me nga një lojtarë më pak në fushë. Johan Mojica i Mallorcas dhe Roger Brugue u përjashtuan me karton të kuq. Mojica për kapje të flokëve, kurse Brugue për goditje me dorë në fytyrë.

Vedat Muriqi kompletoi takimin te Mallorca, por pa shënuar gol. Ai mbetet me 22 gola të shënuar në edicionin aktual në La Liga.

Mallorca ka rënë në pozitën e parafundit me 39 pikë, ndërsa Levante ngritët në pozitën e 16-të me 42 pikë, sa kanë edhe Osasuna dhe Elche.

Në zonën e rënies, përkatësisht në pozitën e 18-të është Girona me 40 pikë.

Xhiroja e fundit do të jetë vendimtare për mbijetesë.

Mallorca do ta pres në shtëpi skuadrën e rënë nga La Liga, Oviedon, që zë vendin e fundit me 29 pikë.