Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi me Mallorcan mposhten nga Atletico Madridi

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi me Mallorcan kanë pësuar disfatë në udhëtim në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligas. 

Mallorca të dielën u mposht thellë 3:0 nga Atletico Madridi. Muriqi e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij. Ndërsa bashkëlojtari i Muriqit te Mallorca, Marash Kumbulla, mungoi për shkak të lëndimit. 

Sulmuesi kosovar këtë edicion në La Liga është golashënuesi i dytë më i mirë me 14 gola të realizuar. Listës i prin sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, me 21 gola.  

Sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth, e hapi serinë e golave në minutën e 22-të. Mbrojtësi spanjoll, David Lopez, shënoi autogol për 2:0 në minutën e 75-të. 

Realizatori i golit të tretë ishte sulmuesi argjentinas, Thiago Almada, në minutën e 87-të.

Edhe Muriqi me Mallorcan mposhten nga Atletico Madridi Futboll Muriqi me Mallorcan mposhten nga Atletico Madridi

Mallorca nuk është duke kaluar formë të mirë. Ka 21 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës. 

Atletico ka 44 pikë dhe e zë vendin e tretë.