Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë në dispozicion të trajnerit Jagoba Arrasate për ndeshjen që skuadra e tij Mallorca e luan ndaj Espanyolit. Ndeshja Mallorca – Espanyol luhet të shtunën nga ora 16:15, ndërsa i takon javës së 28-të të La Ligas.
“Mallorca është kthyer pas pushimit dhe pjesë e stërvitjes ishte edhe Vedat Muriqi, i rikuperuar plotësisht nga një lëndim që e pësoi gjatë ndeshjes kundër Athletic Bilbaos”, shkruan “Mundo Deportivo” të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi ishte zëvendësuar në minutën e 85-të në ndeshjen e javës së kaluar kundër Athletic Bilbaos që përfundoi baras, 1:1.
Muriqi është sulmuesi kryesor i Mallorcas. 30-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë në 22 ndeshje të edicionit aktual në La Liga.