Vedat Muriqi e ka nisur vitin me gol, por që nuk ishte i mjaftueshëm për Mallorcan.
Të dielën mbrëma, Mallorca pësoi 2:1 në shtëpi nga Girona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të La Ligas. Mallorca ishte pa humbje në katër ndeshjet e kaluara në kampionatin spanjoll.
Por të dielën mbrëma Girona mori pikët e vlefshme.
Muriqi në fund të ndeshjes nxori penallti, të cilën e shndërroi në gol në minutën e 91-të për 2:1. Shifrat nuk ndryshuan më, me gjithë përpjekjet e Mallorcas.
Muriqi tani i ka dhjetë gola këtë edicion.
Viktor Tsygankov shënoi për 1:0 në të mirë të Gironas në minutën e 25-të. Golin e dytë e realizoi Vladyslav Vanat në minutën e 63-të. Ai realizoi nga penalltia.
Muriqi e kompletoi ndeshjen.
Mallorca mbetet në zonën e rrezikshme. I ka 18 pikë në vendin e 15-të. 18 pikë tani i ka edhe Girona në vendin e 16-të të La Ligas
Goli i Muriqit