Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, me Sassuolon të dielën janë kthyer te fitorja në kampionatin italian të futbollit.
Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Genoa, Sassuolo e ka mposhtur Atalantan në udhëtim me rezultatin, 3:0.
Portieri shtatlartë, Muriq, kishte paraqitje pozitive ndaj Atalantas.
Domenico Berardi e shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 29-të.
Golin e dytë e shënoi Andrea Pinamonti në minutën e 47-të. Italiani Berardi e shënoi edhe golin e fundit në minutën e 66-të.
Tek Atalanta nga fillimi i pjesës së dytë u paraqit kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Për Gjimshitin ishte paraqitja e 300-të me fanellën e Atalantas.
Sassuolo ka 16 pikë në mesin e tabelës. Atalanta ka tri pikë më pak dhe po ashtu është në mesin e tabelës.