Futboll

Muçi në superformë shënon dy gola tjerë

Ernest Muçi

Ernest Muçi ka vazhduar formën shumë të mirë në elitën e futbollit të Turqisë. 

Ai të dielën shënoi edhe dy gola tjerë për Trabzonsporin, që fitoi 2:1 me shumë vështirësi në udhëtim te Goztepe. 

Muçi ka pesë gola në Superligën e Turqisë, dhe të gjitha i ka shënuar në tri ndeshjet e fundit. 
Një gol e pati në xhiron e kaluar ndaj Konyasporit, dhe dy tjerë ndaj Bashakshehirit. 
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 15-të. 

Sulmuesi 24-vjeçar i Shqipërisë realizoi në fillim të pjesës së dytë dhe në minutën e 76-të për 2:0. 
Muçi e kompletoi ndeshjen. 

Me fitoren e vështirë, Trabzonspori mbetet në vendin e dytë me 34 pikë, dy më pak se Galatasaray lider. 

Goztepe mbetet me 26 pikë në vendin e katërt.


GOLAT