Futboll

Mjeku i Napolit: Rrahmani pësoi lëndim të lehtë

Amir Rrahmani

Mjeku i Napolit, Raffaele Canonico, ka thënë se Amir Rrahamni pësoi lëndim të lehtë të muskulit të këmbës gjatë ndeshjes Zvicër – Kosovë e luajtur javë ne kaluar në Basel. Ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Zvicra e fitoi 4:0. Rrahmani u largua në minutë ne 64-t i lënduar nga fusha.

Canonico ka thënë se Rrahmani pritet të jetë gati për ndeshjen Napoli – Pisa. Kjo ndeshje luhet më 22 shtator. 

“Ai pësoi një lëndim të lehtë. Një lëndim të lehtë në kofshë. Ai tashmë ka filluar të rikuperohet, por mendoj se do të humbë disa ndeshje. Ai mund të jetë i gatshëm kundër Pisës”, ka thënë Canonico për “Radio CRC”.

Rrahmani nuk do të paraqitet në fundjavë për Napolin kundër Fiorentinës dhe më 18 shtator kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.