Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani kthehet te fitorja

Milan

Pas barazimit befasues ndaj Cagliari 1:1 në shtëpi javën e kaluar, Milani të martën ka fituar ndeshjen e shtyrë të javës së 19-të të Serie A. 

Milani mposhti Comon në udhëtim me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje u shty për shkak të paraqitjes së Milanit në Superkupën e Italisë. Milani e fitoi Superkupën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt, Milani ishte duke pësuar disfatë nga Como. Golin e epërsisë vendësit e shënuan në minutën e 60-të. Shënoi Assane Diao. Por, Milani shpejtë barazoi rezultatin. Theo Hernandez në minutën e 71-të barazoi rezultatin, kurse fitoren ia siguroi goli i realizuar nga Rafael Leao në minutën e 76-të.

Milani nga 19 ndeshje të zvhilluara ka 31 pikë, kurse Como është në vendin e 16-të me 19 pikë nga 20 ndeshje.