Mevlan Zeka ka debutuar te skuadra e Malishevës. Zeka u inkuadrua në pjesën e dytë në ndeshjen që po e luan Malisheva ndaj Dukagjinit.
Qendërsulmuesi Zeka deri më tani ishte pjesë e skuadrës së UTA Arad. I afruar si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar, Zeka udhëtoi me UTA Aradin për në kampion përgatitor. Menjëherë pas kampit të parë përgatitor me ekipin, lojtari ofensivë u nis për në vendin e tij të lindjes dhe nuk u kthye më te klubi rumun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë situatë drejtuesit e Aradit paralajmëruan që rastin e Zekës ta dërgojnë në FIFA. Menjëherë erdhi reagimi i Zekës.
Ai shtoi se për arsye familjare nuk u kthye te UTA Aradi. Ai vendosi ta vinte familjen në rend të parë.
Malisheva u mposht nga Dukagjini 1:0.