Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Metalisti ukrainas prezanton Rashicën

Ermir Rashica

Klubi ukrainas, Metalist 1925, e ka zyrtarizuar të premten mbrëma transferimin e sulmuesit të talentuar, Ermir Rashica.

20-vjeçari më herët të premten njoftoi se është larguar nga Skënderbeu i Korçës. Është raportuar se transferimi i Rashicës i ka kushtuar Metalistit 800 mijë euro. Ai është zhvilluar te Trepça ’89, pasi fillimisht nisi me futboll në qytetin e Vushtrrisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashica u shpall lojtari më i mirë i ri në Shqipëri për vitin 2024, ndërsa ishte në konkurrencë edhe për lojtarin më të mirë. Tashmë është pjesë e U21 të Shqipërisë.

Në kampionatin e kaluar Metalist 1925 ishte i fundit në elitën e Ukrainës dhe ra në kategorinë e dytë. Aktualisht është i pesti në kategorinë e dytë ukrainase.

Sulmuesi ka firmosur për tri vjet e gjysmë. Te Skënderbeu ishte prej verës së vitit 2023.