Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mesazhi emocional i Xhakës

Granit Xhaka

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka bërë një koment që ka prekur një numër të madh të njerëzve në rrjetet sociale.

Ai i ka dhënë mbështetje një tifozi të skuadrës së Premier Leagues angleze, të cilit i ka vdekur babai.

Xhaka 33-vjeçar është kthyer në njërin prej transferimeve më të mira të verës në Angli. Ishte transferuar nga Bayer Leverkuseni.

Ai më parë i kishte kaluar shtatë vjet tek Arsenali, ndërsa për katër edicione kishte luajtur edhe te Borussia Monchengladbachu.

Në muajin prill, Ross Appleby, përkrahësi ikonë i Sunderlandit, vdiq nga një sëmundje e rëndë. Djali i tij Ray, që ka shprehur mungesën e tij në TikTok, duke cekur se Sunderlandi është kthyer në Premier League dhe se po shkëlqen.

Por, ai nuk e ka pritur reagimin e Xhakës.

Në postimin e Rayt, ka komentuar kapiteni Xhaka, i cili ka bërë koment të fuqishëm.

Edhe Xhaka synon edhe më shumë suksese me Sunderlandin Futboll Xhaka synon edhe më shumë suksese me Sunderlandin

“Ne do të luftojmë për të në çdo ndeshje”, ka shkruar Xhaka, i cili ka marrë falënderime nga djali i tifozit të veçantë.

Xhaka, bashkëlojtarëve të tij do t’u jap motivim të madh po ashtu për duelin ndaj Leedsit, në xhiron e 18-të të Premier Leagues.

Ndeshja Sunderland – Leeds luhet të dielën nga ora 15:00.