Prindi i një lojtari të ri, që ishte raportuar se është me prejardhje nga Kosova, e që goditi një gjyqtar të futbollit në Zvicër, është dënuar për sulmin e bërë në fund të majit. Incidenti kishte ndodhur në Schoftland të Zvicrës, ndërsa ndeshja ishte ndaj Villmergen. Ishte raportuar se burri kishte humbur durimin sepse djali i tij ishte fauluar padrejtësisht. Autori i dyshuar është babai i një lojtari të ri nga Villmergen.
Incidenti ishte incizuar dhe solli reagime të shumta në Zvicër. Dhe tani Shoqata e Futbollit në Aargau ka dënuar sulmuesin me përjshtim nga të gjitha stadiumet në Zvicër deri më 3 korrik 2028.
Klubi i përfshirë, Villmergen, është gjobitur me 3500 franga, shkruan CHMedia.
Prindi i lojtarit është dënuar për hyrje të paautorizuar në fushë dhe sulm fizik ndaj gjyqtarit.
Sulmi vazhdon të mbetet çështje gjyqësore, shkruan “20 Minuten”. Dënimi i dhënë është vetëm për anën sportive.