Dyshohet që prindi që e goditi me grusht arbitrin është nga Kosova.
Incidenti ndodhi të shtunën pas një ndeshje të juniorëve mes Schoftlandit dhe Villmergenit.
“Blick” shkruan se sulmuesi ishte Mërgim B. (50) nga Freiamt. Djali i tij, Luan B. (15), luan për juniorët e Villmergenit. Në fakt “Blick” shkruan se emrat janë ndryshuar, por në tekst ka përmendur vetëm emra shqiptarësh. Kjo familje, sipas gazetës zvicerane, është nga Kosova.
Djali shihet në video duke mbajtur babain e tij pas goditjes. Blick foli me futbollistin e ri. Ai ka mbrojtur babain duke thënë se video nuk tregon gjithë ngjarjen.
Ai ka treguar se ishte ndeshje e ashpër.
VIDEO:
🇨🇭⚽️ FLASH - Le père d’un joueur des juniors C a violemment frappé l’arbitre lors du match opposant le FC Villmergen à l’équipe locale, en raison de son arbitrage. Luigi Ponte, président de l’AFV, s’est dit bouleversé par la situation. (Watson) pic.twitter.com/Fy6Kxtumvo
— SuisseAlert (@SuisseAlert) June 2, 2025
“Në një moment kam vrapuar drejt golit dhe jam fauluar nga kundërshtari. Është dashur të jetë karton i kuq”. Por arbitri tregoi vetëm kartonin e verdhë.
“Babai im u bë nervoz”.
Pas fundit të ndeshjes, lojtari tha se babai i tij kishte bisedë normale me arbitrin.
“Por arbitri nuk ka dashur të argumentojë dhe ka shtyrë babain tim në gjoks. Më pas unë u afrova dhe u mundova të ndal babain tim që mos të reagojë. I kam thënë babait të qëndrojë i qetë”.
Më pas situata eskalojë.
“Pas goditjes e kam larguar babain, por video është edituar kështu që nuk shihet ajo që ndodhi më herët dhe më vonë”.
Luani ka thënë se babai i tij i ka rënë pishman për goditjen. Por thotë se arbitri nuk është dashur të prek dhe të shtyjë babain e tij.
“Babai im nuk po ndihet mirë momentalisht. Po merr shumë thirrje, është shumë i brengosur”.
Gazeta zvicerane ka folur edhe me motrën e lojtarit, të cilën e ka quajtur Mirlinda B. (21). Pra një tjetër emër shqiptar, ndonëse “Blick” në fund e ka shkruar se emrat janë ndryshe.
“Të gjithë po flasin keq për ne tani”, ka thënë ajo.
Ajo ka rekomanduar që i vëllai të qëndrojë në shtëpi për disa ditë, që mos të sulmohet verbalisht apo fizikisht në shkollë.
Motra tjetër, Leila B. (24), ka thënë se familja nuk është mirë.
“Ajo që ndodhi nuk është mirë. Por nuk është vetëm babai im që duhet fajësuar. Ka gjithnjë dy tregime”.
Pasi video e incidentit po qarkullon shumë, e gjithë familja është e brengosur. “Njerëzit po bëjnë komente negative pa e ditur gjithë ngjarjen”.
Ka komente plot urrejtje ndaj familjes me rrënjë nga Kosova.
“Ka njerëz që thonë se duhet të na largojnë”.