Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani fitues i “Derby della Madonnina”

Ac Milan

Derbi i qytetit të Milanos “Derby della Madonnina: i ka takuar Milanit. 

Skuadra e Milanit mposhti Interin të dielën, në ndeshjen derbi të javës së 12-të të Seri A të Italisë.
Derbin e vendosi goli i shënuar nga Christian Pulisiqit. Ai realizoi nga afërsia në minutën e 54-t pas topit të kthyer nga portieri i Interit, Yann Sommer.

Ndër më meritorët që Milani shënoi fitore ishte edhe portieri, Mike Maignan.

Ai priti penalltinë e gjuajtur nga ish-mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu.
Në stol te Milani ishte mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.


Milani kalon në epërsi ndaj Interit

Edhe “Derby della Madonnina” i takon Milanit Futboll “Derby della Madonnina” i takon Milanit

Milani ka kaluar në epërsi në ndeshjen derbi ndaj Interit. 

Golin e epërsisë 1:0 e shënoi Christian Pulisiq në minutën e 54-t.


Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit të Milanos

Është mbyllur baras 0:0 pjesa e parë e derbit të qytetit të Milanos, ndërmjet Interit dhe Milanit. 

Ndonëse kishe raste të shumta për gola, megjithatë pjesa e parë e derbit të madh italian përfundoi pa gola.

Edhe Milani duhet ta vazhdojë dominimin në derbi për të ngjallur garën për titull Futboll Milani duhet ta vazhdojë dominimin në derbi për të ngjallur garën për titull

Kjo ndeshje i takon javës së 12-të të Serie A italiane. 

Si Interi ashtu edhe Milani janë në garë për titull të kampionit.