Futboll

Mbyllet pa gola pjesa e parë

Prishtina me mundësinë më të mirë

Pjesa e parë e ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Larnes dhe Prishtinës është mbyllur pa gola.

Loja ishte e hapur dhe të dyja ekipet patën mundësi për shënim.

Pas 12 minutash lojë, Dan Bent i Larnes për pak sa nuk realizoi pas pasimit të Dylan Sloanit. Por ishte portieri Ardit Nika që doli nga porta me kohë dhe ndali rrezikun.

Menjëherë në aksionin vijues, Prishtina rrezikoi me Blend Baftiun. Baftiu gjuajti me kokë pas harkimit të Valmir Veliut nga krahu i majtë, por tentimi ishte qendror për portierin Rohan Ferguson.

Si Nika ashtu edhe Ferguson patën punë në pjesën e parë.

Ardian Limani, Leotrim Kryeziu dhe trajneri Arsim Thaqi u ndëshkuan me kartonë të verdhë në pjesën e parë te “bardhekaltrit”.

Sa u përket tentimeve për gol, gjashtë i patën vendësit krahas dy të mysafirëve.

Larne e Irlandës së Veriut i kishte tri goditje nga këndi.

Lexo përditësimet tjera
Formacioni i Prishtinës

Formacioni i Prishtinës ndaj Larnes, tri ndryshime nga trajneri Thaqi

Trajneri Arsim Thaqi ka bërë tri ndryshime në formacion nga fitorja 2:1 ndaj Sheriff Tiraspolit në...