Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina pati rastet ndaj Larnes por barazoi pa gola

Prishtina

Prishtina pati paraqitje të mirë në udhëtim te Larne e Irlandës së Veriut. Por, pavarësisht mundësive shumë të mira që pati fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, nuk arriti të shënojë. Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në “Ballymena Showgrounds” u mbyll pa gola, ndërsa ishte e para e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Dhe skuadra që do të avancojë tutje do të vendoset në Prishtinë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ballafaqimi Prishtina – Larne që nis nga ora 20:00, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Kohavision. 

Rastet më të mira për shënim, Prishtina i pati nga një në të dyja pjesët. Në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 12-të, Blend Baftiu ishte në pozitë të mirë. Nga krahu i majtë, Gjorgje Shaletiq, që luajti si titullar përballë irlandezëve, harkoi bukur nga krahu i majtë nga aksioni i nisur prej Valmir Veliut. Por, gjuajtja e Blend Baftiut ishte qendrore dhe pa telashe e priti portieri Rohan Ferguson. 

Në 45 minutat e para, momente të mira pati edhe portieri Ardit Nika i Prishtinës që nuk lejoi të mposhtej. 

Prishtina rrezikshëm u shfaq edhe në minutën e 64-t, që ishte momenti më i mirë në ndeshje. 

Pas harkimit të Veliut, Leotrim Kryeziu gjuajti me kokë, por portieri kundërshtar e priti gjuajtjen e parë të kapitenit. Kryeziu edhe pas topit të kthyer u ndal nga portieri i Larnes, ndërsa topi mbeti në zonë.

Edhe Te Prishtina të bindur për avancim Futboll Te Prishtina të bindur për avancim

Gjelbrim Taipi tentoi me të djathtën në të njëjtin aksion, por një mbrojtës i Larnes e largoi topin nga vija e portës. 

Prishtina në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, u bart pasi u eliminua nga Sheriff Tiraspoli i Moldavisë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. 

Humbi në Tiraspol 4:0 në ndeshjen e parë, ndërsa javën e kaluar fitoi 2:1 në “Fadil Vokrri”, por jo mjaftueshëm për të avancuar tutje. 

Në rast se Prishtina e eliminon Larnen e Irlandës së Veriut, në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës do ta ketë fituesin e ndeshjes Varazhdin – Santa Clara. 

Edhe Kthimi jo i suksesshëm i Prishtinës në skenën evropiane Futboll Kthimi jo i suksesshëm i Prishtinës në skenën evropiane

Përveç Prishtinës, në Ligën e Konferencës luan edhe Ballkani. Ballkani e fitoi ndeshjen e parë në Prishtinë ndaj Florianas së Maltës, 4:2. 

Drita ndërkohë është në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. E humbi ndeshjen e parë në Kopenhagë 2:0, nga Copenhageni.