Nuk ka dhënë fitues koha e rregullt e ndeshjes mes Prishtinës dhe Larnes së Irlandës së Veriut. Pas 90 minutave në “Fadil Vokrri” rezultati është 1:1. Pasi edhe ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0, do të luhen dy vazhdimet nga 15 minuta për ta përcaktuar fituesin.
Në ndeshjen në “Fadil Vokrri”, Gjelbrim Taipi kaloi në epërsi 1:0 Prishtinën në minutën e dhjetë.
Në pjesën e dytë Prishtina pati telashe, kurse për 1:1 shënoi Dan Bent në minutën e 56-të.
Fare në fund Rin Ahmeti dribloi shkëlqyeshëm tre kundërshtarë, por goditjen e tij e ndali portieri i Larnes. Blend Baftiu po ashtu provoi nga distanca, por nuk realizoi.
