Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dinamo nuk mposhtet, por megjithatë eliminohet

Dinamo

Dinamo City nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës barazoi 1:1 në shtëpi me Jagiellonian e Polonisë, por ishte humbja 3:0 nga ndeshja e shkuar që e eliminoi skuadrën tiranase.

Dejvi Bregu shënoi për Dinamon në minutën e 68-të, ndërsa 11 minuta më pas barazoi Dimitris Rallis.

E atmosfera jashtë ndeshjes u përcoll me huliganizëm. Huliganët polakë u rrahën mes vete në “Air Albania” e jashtë stadiumit treguan mosrespekt ndaj statujës së Skënderbeut në qendër të Tiranës. Pas kësaj, një grup shqiptarësh e grushtuan një tifoz polak.


Mbyllet baras pjesa e parë në Tiranë

Ka përfunduar baras pa gola pjesa e parë e ndeshjes Dinamo City – Jagellonia. 

Edhe Tifozi polak shfaq mosrespekt ndaj statujës së Skënderbeut, rrihet nga tifozët shqiptarë Futboll Tifozi polak shfaq mosrespekt ndaj statujës së Skënderbeut, rrihet nga tifozët shqiptarë

Kjo ndeshje po luhet në Tiranë dhe i takon pljeofit të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e parë, Dinamo City, e kishte humbur 3:0 nga Jagellonia në Poloni.