Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tifozi polak shfaq mosrespekt ndaj statujës së Skënderbeut, rrihet nga tifozët shqiptarë

Rrahje

Përditësim, 22:38 - Një tifoz polak i Jagiellonia Bialystokut është grushtuar nga disa të rinj shqiptar të grupit “Eagle Boys”, një grup i të rinjve, pasi ai kishte shfaqur mosrespekt ndaj statujës së Skënderbeut në qendër të Tiranës. 

Në “Hooligans.cz” ka qarkulluar një video ku shihet tifozi polak gjatë përplasjes me të rinjtë. 

Huliganët e Jagiellonias janë rrahur mes vete edhe brenda stadiumit “Air Albania”.   

 

 

Edhe Huliganët polakë sulmohen gjatë largimit nga Tirana Futboll Huliganët polakë sulmohen gjatë largimit nga Tirana

 


Huliganët polakë rrihen mes vete në “Air Albania”

Përditësim, 21:28 - Huliganët polakë të Jagiellonia Bialystok janë përplasur mes vete në “Air Albania”, ndërsa skuadra e tyre po përballet me Dinamo Cityn në ndeshjen e kthimit të rrethit të plejofit të Ligës së Konferencës. 
Uebfaqja “Holligans.cz” ka postuar pamje të përplasjes.  Jagiellonia e fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 3:0. 

Rezultati aktual në ndeshjen e kthimit është 0:0. 

Tifozët e organizuar të këtij klubi janë të njohur edhe për qëndrimin antiKosovë.


Huliganët polakë publikojnë fotografi në Tiranë

Edhe Dinamo nuk mposhtet, por megjithatë eliminohet Futboll Dinamo nuk mposhtet, por megjithatë eliminohet

Huliganët polakë, kanë mbërritur në Tiranë për ta përkrahur Jagellonian në ndeshjen ndaj Dinamo Cityt. 

Ndeshja Dinamo City – Jagellonia luhet sonte në stadiumin “Air Albania” nga ora 20:45. Është ndeshja kthyese e pljeofit të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës u mposht 3:0 javën e kaluar nga Jagiellonia në Bialystok të Polonisë.

Tifozët e organizuar të këtij klubi janë të njohur edhe për qëndrimin antiKosovë.

Këtë e kanë bërë të qartë edhe në ndeshjet e këtij edicioni ndaj Novi Pazarit. Në Novi Pazar, huliganët polakë kanë bërë thirrje “Kosova është Serbi”.

Edhe Huliganët që fyejnë Kosovën udhëtojnë në Shqipëri: E ngulim gozhdën e fundit në arkivol Futboll Huliganët që fyejnë Kosovën udhëtojnë në Shqipëri: E ngulim gozhdën e fundit në arkivol

Nuk është raportuar për ndonjë incident.