Futboll

Manzambi me fjalë të mëdha për Xhakën

Johan Manzambi

Talenti Johan Manzambi u ftua nga seleksionuesi i Zvicrës, Murat Yakin, për ndeshjet ndaj Suedisë dhe Kosovës. 

Manzambi luan në mesfushë dhe është pjesë e klubit nga Bundesliga, Freiburg. 

20-vjeçari të martën është paraqitur në konferencë për media dhe ka thënë fjalë të mëdha për mesfushorin Granit Xhaka. Xhaka është kapiten i Zvicrës. 

“Ai është një kapiten i jashtëzakonshëm. Shumë ekipe do të dëshironin të kishin një kapiten si ai. Të them të drejtën, para se ta takoja nuk e kisha një ide të qartë për të. Por mund të them se është një njeri shumë i mirë. Jam vërtet i lumtur që e kemi në skuadër. Më priti me shumë ngrohtësi dhe biseduam pak edhe para se t’i bashkohesha ekipit. Më dha disa këshilla të vlefshme”, u shpreh Manzambi. 

Manzambi me “helvetikët” ka dy gola të shënuar në gjashtë ndeshjet e zhvilluara.

Zvicra të shtunën e pret Suedinë, kurse të martën e ardhshme luan me Kosovën në “Fadil Vokrri”. Ndeshjet u takojnë kualifikimeve për Botërorin 2026.