Granit Xhaka ka vlerësuar shortin e Zvicrës për Botërorin 2026.
Zvicra, që për kapiten e ka Xhakën, është në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe fituesin e plejofit ku janë Italia, Irlanda e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Uellsi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një grup ‘cool’, me kundërshtarë interesant. Natyrisht, do të jetë disi e veçantë të luajmë ndaj nikoqires së Botërorit, Kanadasë. Atmosfera do të jetë e shkëlqyer”, ka thënë Xhaka.
Në Zvicër e kanë vlerësuar shumë të mirë shortin.
“Qartë se është një grup atraktiv dhe i mirë, në të cilin ne absolutisht duam të kualifikohemi në fazën nokaut. Si ekip dhe po ashtu shikuesit, duhet të presim ndeshje të mira”, ka thënë selektori i Zvicrës, Murat Yakin.