Trajneri Ruben Amorim ka thënë se lojtarëve të Manchester Unitedit do t’u bëjnë mirë fishkëllimat pas largimit nga stadiumi në Kuala Lumpur. Lojtarët e Unitedit u fishkëllyen pas disfatës 1:0 nga ASEAN All-Stars.
Kjo skuadër përfshinte më të mirët e futbollit në Azinë Juglindore.
Pasi e mbylli sezonin dëshpërues në Premier League me fitore ndaj Aston Villas të dielën, klubi i madh anglez udhëtoi në Malajzi.
Dhe menjëherë pësoi disfatë, që u përcoll me pakënaqësi të mëdha nga tifozët e kësaj skuadre.
Trajneri Amorim përdori 25 futbollistë për këtë ndeshje.
Golin e fitores për skuadrën aziatike e shënoi Maung Maung Lwin.
Të pranishëm në stadiumin “Bukit Jalil” ishin 72 mijë e 550 tifozë.
Unitedi përfundoi në vendin e 15-të në Premier League me 42 pikë.
Ishte edicioni më i dobët që prej atij 1973/74.
Unitedi e humbi finalen e Ligës së Evropës nga Tottenhami 1:0 dhe dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.