Futbollisti i skuadrës Berekum Chelsea, Dominic Frimpong, është vrarë gjatë një grabitjeje të armatosur në autobusin e ekipit të tij. Sulmi i armatosur ndodhi të dielën derisa skuadra po kthehej nga një ndeshje në udhëtim, në kuadër të Premier Leagues së Ganës, ka njoftuar federata e futbollit të këtij vendi.
Incidenti ndodhi në rrugën Goaso – Bibiani, derisa ekipi po kthehej pas ndeshjes kundër Samartex në Samreboi.
“Gjatë kthimit, autobusi i ekipit tonë u sulmua nga një grup grabitësish të armatosur, që bllokuan rrugën për të penguar kalimin. Burra të maskuar e që kishin armë, filluan të gjuajnë drejt autobusit tonë, ndërsa shoferi i përpoq të kthehej mbrapsht. Lojtarët dhe stafi ikën në shkurret që ishin pranë, për t’u fshehur”, ka njoftuar klubi.
Gjatë sulmit mbeti i vdekur 20-vjeçari Frimpong.
-
Policia po e heton vdekjen e futbollistit që luajti në Botëror
-
Autogoli që solli vrasjen e Escobarit pas Botërorit 1994
-
Sulmohet autobusi i Real Madridit
-
Osimheni kërcënon me largim nga Kupa e Afrikës dhe kthim te Galatasaray
-
Federata angleze do të kontrollojë sigurinë e mureve rreth fushave pas vdekjes së lojtarit