Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollisti i njohur i Ugandës rrihet për vdekje nga banditët

David Owori

Në Ugandë po vajtojnë për vdekjen në moshën 27-vjeçare të njërit prej futbollistëve më të njohur të vendit. David Owori u rrah për vdekje nga grabitës të dyshuar pranë shtëpisë së tij në kryeqytetin Kampala.

Policia tha se Owori u sulmua pasi i rezistoi një përpjekjeje për vjedhje të telefonit të tij dhe gjërave të tjera. 

Owori ishte kapiten i Sports Club Villa, skuadër kampione e Ugandës. Luajti si mbrojtës dhe mesfushor. Ai luajti edhe për përfaqësuese.

“Kemi humbur më shumë se një lojtar. Kemi humbur një udhëheqës, vëlla dhe mik”, shkroi Villa në një deklaratë.

Dëshmitarët thanë se sulmuesit e goditën futbollistin me gurë, përpara se t’i grabisnin sendet. E lanë Oworin pa ndjenja dhe ikën.

Edhe Futbollisti zgjohet në morg, pak orë pasi u shpall i vdekur Futboll Futbollisti zgjohet në morg, pak orë pasi u shpall i vdekur

“Lojtari u zu në pritë nga banditë, ndërsa po i afrohej shtëpisë së tij. E lanë me lëndime të rënda”, ka thënë një zëdhënës i klubit.

Sulmi ndodhi të martën mbrëma, ndërsa Owori vdiq të mërkurën nga plagët e marra.