Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtarët e Shqipërisë nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori”

shqiperi

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll siguroi për herë të parë në historinë e saj plejofin kualifikues për Kupën e Botës 2026. Për arritjen në plejof, futbollistët e Shqipërisë janë nderuar me trofeun “Ëndërr Botërori” gjatë ceremonisë “Topi i Artë 2025” nga Federata e Futbollit e Shqipërisë.

Shqipëria siguroi paraqitjen në plejofin kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm. Doli e dyta në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në gjysmëfinale të plejofit luan kundër Polonisë. Ndeshja luhet më 26 mars.

“’Ëndërr Botërori’ ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi”, shkruan FSHF.