Futbollistët e Kongos kanë bërë një kërkesë të veçantë te presidenti i këtij shteti afrikan.
Ata kanë kërkuar që tifozi i famshëm, i njohur si Lumumba, të shoqërojë ekipin gjatë Kupës së Botës në futboll.
Kjo nënkupton që ai të jetë pjesë zyrtare e delegacionit dhe që t'i mbulohen të gjitha shpenzimet.
Lumumba bëri famë sidomos gjatë Kupës së Afrikës 2025. Ai qëndroi në këmbë, pa lëvizur, në të gjitha ndeshjet e Kongos. Njërën dorë e ka mbajtur lartë.
Me këtë formë qëndrimi, tifozi i ka bërë nderim Patrice Lumumbbas, një figure të rëndësishme në histori të Kongos dhe gjithë Afrikës. Duke qëndruar pa lëvizur, i veshur me kostum elegant, tifozi simbolizon dinjitetin kombëtar, kujtesën historike dhe qëndrueshmërinë për popullin kongolez.
Dhe tani Lumumba me shumë gjasë do të shihet edhe në ndeshjet e Botërorit.