Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Vozinhas i bëhet pritje e veçantë

Vozinha

Portierit që bëri famë në Kupën e Botës, Vozinha, i është bërë pritje e ngrohtë pasi më në fund arriti në Kili.

40-vjeçari shkëlqeu për Kepin e Gjelbër në Kupën e Botës.

Ai ditë më parë arriti marrëveshje me skuadrën e njohur Colo-Colo, por nuk iu bashkua asaj deri të hënën. Madje ka pasur raportime se Vozinha po negocionte me një skuadër të Marokut edhe pasi u bë publik kalimi te Colo-Colo.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur këtu dhe i falënderoj tifozët për durimin”, ka thënë Vozinha pasi arriti në aeroportin e Santiagos.

Shumë tifozë dolën që ta presin portierin që deri në Botëror ishte i panjohur dhe tani është yll i madh.