Kupa e Botës është ngjarje që mund ta ndryshojë jetën e secilit. Kështu ka ndodhur në këtë edicion me Vozinhan, portierin e Kepit të Gjelbër.
Ai nuk ishte i njohur globalisht, por u bë i tillë me paraqitjet ndaj Spanjës, Arabisë Saudite, Uruguait dhe Argjentinës.
Ishte yll i shtetit të tij.
Vozinha është konfirmuar si numri një edhe jashtë fushës së lojës.
Ai ka më së shumti ndjekës në “Instagram” nga gjithë portierët.
Aktualisht i ka 28.3 milionë ndjekës. Prapa ka lënë Thibaut Courtoisin me 18.1 milionë ndjekës, Manuel Neuerin me 15 milionë dhe Iker Casillasin me 20.4 milionë ndjekës.
Edhe
Vozinhas i bëhet pritje e veçantë
Sa ka ndjekës Vozinha, nuk kanë as yjet e futbollit botëror si Pedri e Harry Kane.
Për Vozinhën, “AS” ka shkruar të enjten se është interesuar Inter Miami, skuadra ku luan Lionel Messi, superylli argjentinas.