Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

“Shtatorja e gjallë” më në fund ia del të paraqitet në Botëror

Shtatorja

Shtatorja e e famshme e gjallë e Kongos më në fund e bëri debutimin në Kupën e Botës.

Michek Nkuka Mboladinga bëri famë gjatë Kupës së Afrikës duke qëndruar gjatë gjithë ndeshjeve si shtatore e Patrice Lumumbas. Lumumba ishte udhëheqës i vrarë i pavarësisë së Kongos. 

Mboladinga qëndroi njëjtë në humbjen 1:0 të Kongos nga Kolumbia. Ai mungoi në ndeshjen hapëse ndaj Portugalisë për shkak të kërkesës për karantinë për shkak të Ebolës.

Lumumba Vea, siç njihet tifozi për ngjashmërinë me liderin e vrarë, ishte në vendin e tij në stadium një orë para fillimit të ndeshjes. Ai mbante veshur një xhaketë dhe kravatë të kuqe të ndezur, këmishë të verdhë dhe pantallona blu.

Kur filloi ndeshja, ai qëndroi i palëvizur në një piedestal prapa stolit të Kongos. E mbajti dorën e djathtë ngritur.

Edhe Lojtarët e Kongos me kërkesë të veçantë lidhur me tifozin unik Futboll Lojtarët e Kongos me kërkesë të veçantë lidhur me tifozin unik

Mboladinga qëndroi edhe disa minuta pasi përfundoi ndeshja.

Ai nuk donte të intervistohej, por pohoi me kokë dhe buzëqeshi kur u pyet nëse ishte i lumtur që më në fund kishte arritur në Kupë të Botës.