Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli pajtohet me çmimin për Kerkezin

Milos Kerkez

Liverpooli është pajtuar që t’i shpenzojë 40 milionë funte për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Milos Kerkez, nga skuadra e Bournemouthit.

Kështu ka shkruar të premten BBC-ja.

21-vjeçari që luan me Hungarinë në nivelin e përfaqësueseve, ka vendosur t’i bashkohet kampionit të Premier Leagues, pas dy edicioneve të kaluara te Bournemouthi.

Liverpooli tashmë ka kompletuar marrëveshjen me Jeremie Frimpongun për 29.5 milionë funte.

Kerkezi e ka nisur karrierën te Gyori në Hungari para se të kalonte te Milani, ku nuk luajti asnjë ndeshje në Serie A.

Edhe Liverpooli prezanton edhe Kerkezin Futboll Liverpooli prezanton edhe Kerkezin

Më pas luajti tek AZ Alkmaari, skuadër me të cilën i pati pesë gola e shtatë asistime në 52 paraqitje.

Kerkezi iu bashkua Bournemouthit në vitin 2023.