Futboll

Liverpooli në bisedime me Fabregasin

Arne Sloti

E ardhmja e Arne Slotit në stolin e Liverpoolit është e pasigurt. Te klubi anglez e shohin trajnerin e Comos, Cesc Fabregas, si pasardhës të Slotit.

“Anfield Index” ka raportuar të martën se Liverpooli tashmë ka nisur bisedimet me ish-futbollistin e Spanjës.

Bëhet e ditur se Liverpooli është i impresionuar nga stili i lojës që Fabregas e aplikon në ekipin e tij aktual, Como.

Nën drejtimin e Fabregasit, Como, ka pasur rezultate të mira në Serie A.

Como është në vendin e gjashtë me 24 pikë.