Andoni Iraola pritet të jetë trajner i ri i skuadrës së Liverpoolit. Këtë e ka bërë të ditur të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Marrëveshja ndërmjet drejtuesve të Liverpoolit dhe Iraolas është shumë afër finalizimit.
Spanjolli në ditët në vijim pritet që të nënshkruaj kontratën.
Iraola do ta zëvendësojë Arne Slotin i cili u shkarkua nga posti i trajnerit javën e kaluar.
Pas përfundimit të edicionit 2025/26, 43-vjeçari u largua nga Bournemouthi, pasi e udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.
Edhe
Liverpooli zyrtarizon Iraolan
Iraola e drejtoi Bournemouthin nga viti 2023. Ai ka qenë në krye të Bournemouthit për 127 ndeshje, ku shënoi 48 fitore, 38 barazime dhe 41 humbje.
Iraola ka qenë trajner edhe i Rayo Vallecanos, Mirandes dhe AEK Larnacas.