Fitore bindëse ka shënuar Liverpooli i trajnerit Arne Slot të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e xhiros së shtatë të fazës së ligës në Champions.
“Të kuqtë” e mposhtën 3:0 skuadrën e Marseilles në udhëtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDominik Szoboszlai realizoi me mjeshtëri nga gjuajtja e lirë në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë.
Geronimo Rulli shënoi autogol për 2:0 në minutën e 72-të, kurse Cody Gakpo në minutën e 93-të e vendosi rezultatin përfundimtar.
Liverpooli me fitore zë vendin e katërt me 15 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi i treti.
Marseille mbetet me nëntë pikë në vendin e 19-të.