Futboll

Xhiroja e shtatë e Championsit

topi

Mbyllen pjesët e para në Champions, dramë në ndeshjen Slavia Praga - Barcelona

47 min. më parë / 21 jan 2026 21:54
Barcelona

Pjesa e parë e ndeshjes Slavia Praga – Barcelona ishte dramatike dhe u shënuan plot katër gola.

U mbyll 2:2.

Ndeshjet e së mërkurës mbrëma i takojnë xhiros së parafundit të stinorit të rregullt të Championsit.

Vasil Kusej shënoi për vendësit në minutën e 10-të, para se Fermin Lopez t’i shënonte dy gola për Barcelonën në minutat 34 dhe 42.

Robert Lewandowski një minutë para fundit të pjesës së parë, i barazoi shifrat në 2:2, pas autogolit të shënuar.

Liverpooli është duke fituar në udhëtim te Marseille me golin e shënuar nga Dominik Szoboszlai, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Hugo Ekitikes për pozitë jashtë loje iu anulua një gol në minutën e 23-të.

Me rezultatin 2:0 është duke fituar Neëcastle United ndaj PSV-së, kurse Atalanta po e mposhtë Athletic Bilbaon 1:0.

Pjesa e parë e ndeshjes Juventus – Benfica ishte e shpejtë, me raste shënimi nga të dyja ekipet, por u mbyll pa gola.

Edon Zhegrova nuk e fitoi rastin si titullar te Juventusi.

Për futbollistin e Kosovës mund të ketë minuta në pjesën e dytë.

Pa gola u mbyllën edhe pjesët e para të ndeshjeve Bayern Munich – Royale Union dhe Chelsea – Pafos.