Bayer Leverkuseni do ta ketë shansin t’i afrohet edhe më shumë titullit të parë në Bundesligë, kur të shtunën udhëton tek Union Berlini në kuadër të xhiros së 28-të.
Union Berlini ka pasur formë të luhatshme në pesë xhirot e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE ka vetëm një fitore, dy barazime e dy disfata dhe zë vendin e 12-të me 29 pikë, ndërsa e synon mbetjen në Bundesligë edhe për edicionin e gjashtë rresht.
Ndërkohë, përballë do ta ketë Leverkusenin që ka shkëlqyer në edicionin aktual dhe është i vetmi ekip që ende nuk ka pësuar humbje në top pesë ligat evropiane.
Union Berlini nuk ka arritur që të fitojë përballë Leverkusenit në gjashtë ballafaqimet e fundit.
Fitorja e fundit e Union Berlinit ndaj Leverkusenit ka qenë në janar të vitit 2021, me rezultatin 1:0.
Leverkuseni në vendin e parë ka 73 pikë, 13-të më shumë se Bayern Munichu i vendit të dytë.
Bayerni luan në udhëtim te Heidenheimi.
Të dyja këto ndeshje nisin në orën 15:30.
Ndërkohë, nga ora 18:30, Dortmundi zhvillon derbin për vendin e tretë me Stuttgartin.
Stuttgarti është i treti me 57 pikë, kurse Dortmundi i katërti ka 53 pikë.