Bayer Leverkuseni ka udhëtuar për në Brazil për fazë përgatitore. Me nënkampionin gjerman ka udhëtuar edhe lideri i mesfushës, Granit Xhaka. Por mbetet e paqartë nëse Xhaka do të qëndrojë deri në fund të përgatitjeve.
Për të interesim ka shprehur skuadra arabe, Neom, e promovuar në elitën e këtij vendi. Një transferim prej 20 milionë euro i Xhakës po diskutohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka interesim”, ka thënë drejtori menaxhues i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, derisa ka folur për “Kicker” lidhur me Xhakën.
Ai ka paralajmëruar vendim të shpejtë.
“Nuk ka diskutim që jemi në fazën kur e finalizojmë skuadrën. Graniti luan rol të madh në këtë, kështu që qartë se nuk është çështje që do të shkojë deri në fund të afatit kalimtar. Ne po hyjmë në fazën e përgatitjeve. Do të jenë disa ndryshime të mëdha në skuadër. Por në një pikë duhet të jemi 95 për qind komplet. Graniti është pjesë e rëndësishme e kësja. Për këtë arsye një vendim i shpejt do të merret”, ka shtuar Rolfes.