E ardhmja e Granit Xhakës është tema kryesore për ditë të tëra te Bayer Leverkuseni. Fillimisht ishte interesuar Milani e skuadra të tjera italiane. Më pas u raportua për kalim në Arabi Saudite, ndërsa së fundit mesfushorin 32-vjeçar po e kërkojnë Sunderlandi i kthyer në Premier League dhe Fenerbahçe.
Por Xhaka vazhdon të ushtrojë me Leverkusenin në Brazil.
Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simor Rolfes foli për Xhakën në një konferencë për shtyp.
“Graniti është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Është i rëndësishëm për klubin dhe për ekipin. Interesi ynë kryesor është ta majmë atë. Natyrisht, ka interesim për të. Duhet të flasim me lojtarin për të kuptuar cilat janë ambiciet e tij. Por një gjë është e qartë – transferimi do të realizohet vetëm nëse është situatë ‘fitoreje’ për të dy palët”, ka thënë Rolfes, shkruan “Kicker”.
Te Leverkuseni janë shumë të kënaqur me Xhakën.
“Ne ende kemi tri vjet kontratë me lojtarin dhe jemi shumë të kënaqur me të. Ne kemi synime të mëdha për edicionet e ardhshme. Kështu që një transferim mund të bëhet vetëm nëse është i mirë për të gjitha palët. Duhet të presim dhe të shohim. Por synimi ynë është që Graniti të qëndrojë me ne”, ka shtuar Rolfes.
Ka pasur raportime se klubi arab Neom SC doli nga gara për Xhakën pasi ka refuzuar të paguajë 20 milionë euro për transferimin e tij.