---
description: E ardhmja e Granit Xhakës është tema kryesore për ditë të tëra te Bayer Leverkuseni. Fillimisht ishte interesuar Milani e skuadra të tjera italiane. Më pas u ra
title: "Rolfes: Interesi ynë kryesor është ta mbajmë Xhakën"
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/18/1e79e072-08b7-47d2-8dee-f79ce0628e94.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Rolfes: Interesi ynë kryesor është ta mbajmë Xhakën

![Granit Xhaka](https://resources.koha.net/images/2025/July/18/1e79e072-08b7-47d2-8dee-f79ce0628e94.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 korrik 2025 13:32
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 18 korrik 2025 13:32
- Shpërndaje në:

E ardhmja e Granit Xhakës është tema kryesore për ditë të tëra te Bayer Leverkuseni. Fillimisht ishte interesuar Milani e skuadra të tjera italiane. Më pas u raportua për kalim në Arabi Saudite, ndërsa së fundit mesfushorin 32-vjeçar po e kërkojnë Sunderlandi i kthyer në Premier League dhe Fenerbahçe.

Por Xhaka vazhdon të ushtrojë me Leverkusenin në Brazil.

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simor Rolfes foli për Xhakën në një konferencë për shtyp.

“Graniti është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Është i rëndësishëm për klubin dhe për ekipin. Interesi ynë kryesor është ta majmë atë. Natyrisht, ka interesim për të. Duhet të flasim me lojtarin për të kuptuar cilat janë ambiciet e tij. Por një gjë është e qartë – transferimi do të realizohet vetëm nëse është situatë ‘fitoreje’ për të dy palët”, ka thënë Rolfes, shkruan “Kicker”.

Te Leverkuseni janë shumë të kënaqur me Xhakën.

[Edhe ![Leverkuseni paralajmëron vendim të shpejtë për Xhakën](https://resources.koha.net/images/2025/July/14/0854746f-a15f-4fab-a97a-52641c1b0ab6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 16 kor 2025 Leverkuseni paralajmëron vendim të shpejtë për Xhakën](https://www.koha.net/futboll/leverkuseni-paralajmeron-vendim-te-shpejte-per-xhaken)

“Ne ende kemi tri vjet kontratë me lojtarin dhe jemi shumë të kënaqur me të. Ne kemi synime të mëdha për edicionet e ardhshme. Kështu që një transferim mund të bëhet vetëm nëse është i mirë për të gjitha palët. Duhet të presim dhe të shohim. Por synimi ynë është që Graniti të qëndrojë me ne”, ka shtuar Rolfes.

Ka pasur raportime se klubi arab Neom SC doli nga gara për Xhakën pasi ka refuzuar të paguajë 20 milionë euro për transferimin e tij.

[#Granit Xhaka](https://www.koha.net/tag/granit-xhaka) [#Simor Rolfes](https://www.koha.net/tag/simor-rolfes) [#Bayern Leverkusen](https://www.koha.net/tag/bayern-leverkusen)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pse u largua Xhaka nga Leverkuseni?](https://resources.koha.net/images/2025/December/06/7a9ae270-1241-4f97-ac23-4a7f84224db6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 8 dhj 2025 Pse u largua Xhaka nga Leverkuseni?](https://www.koha.net/futboll/pse-u-largua-xhaka-nga-leverkuseni)
- [![Leverkuseni thotë se transferimi i Xhakës është i mirë për të gjitha palët](https://resources.koha.net/images/2025/July/30/3963e9ab-804e-4c0c-970a-859dee2bbe53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 30 kor 2025 Leverkuseni thotë se transferimi i Xhakës është i mirë për të gjitha palët](https://www.koha.net/futboll/te-leverkuseni-thone-se-transferimi-i-xhakes-eshte-i-mire-per-te-gjitha-palet)
- [![Arrihet marrëveshja, Xhaka kthehet në Premier League](https://resources.koha.net/images/2025/July/14/b53228ec-e153-4c02-bab4-cf0ec786b4a8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 kor 2025 Arrihet marrëveshja, Xhaka kthehet në Premier League](https://www.koha.net/futboll/arrihet-marreveshja-xhaka-kthehet-ne-premier-league)
- [![Ten Hag flet për Xhakën](https://resources.koha.net/images/2024/May/24/d484f618-aee1-45f2-8807-bf0092dfa552.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 kor 2025 Ten Hag flet për Xhakën](https://www.koha.net/futboll/ten-hag-flet-per-xhaken)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Kulturë.]() [“Expression of the Soul” në lojë ngjyrash me tingujt e rockut](https://www.koha.net/kulture/expression-of-the-soul-ne-loje-ngjyrash-me-tingujt-e-rockut)

[Botë.]() [Lituania mbylli aeroportin e Vilniusit, ngrit avionë të NATO-s në ajër pas dyshimeve për dronë](https://www.koha.net/bote/lituania-mbylli-aeroportin-e-vilniusit-ngrit-avione-te-nato-s-ne-ajer-pas-dyshimeve-per-drone)

[Auto.]() [Volkswagen ka 60% më shumë punëtorë se Toyota, por prodhon më pak vetura – pse?](https://www.koha.net/auto/volkswagen-ka-60percent-me-shume-punetore-se-toyota-por-prodhon-me-pak-vetura-pse)

[Arbëri.]() [Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale](https://www.koha.net/arberi/merz-uron-kurtin-kaperceni-dallimet-partiake-per-te-zgjidhur-ceshtjet-institucionale)

[Lifestyle.]() [Kur kthehet në problem rënia e flokëve](https://www.koha.net/lifestyle/kur-kthehet-ne-problem-renia-e-flokeve)

[Botë.]() [Rusia godet urën e dytë të madhe në Kiev](https://www.koha.net/bote/rusia-godet-uren-e-dyte-te-madhe-ne-kiev)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rolfes: Interesi ynë kryesor është ta mbajmë Xhakën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/rolfes-interesi-yne-kryesor-eshte-ta-mbajme-xhaken","datePublished":"2025-07-18T13:32:49+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:40:07+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":271,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"E ardhmja e Granit Xhakës është tema kryesore për ditë të tëra te Bayer Leverkuseni. Fillimisht ishte interesuar Milani e skuadra të tjera italiane. Më pas u ra","url":"https://www.koha.net/futboll/rolfes-interesi-yne-kryesor-eshte-ta-mbajme-xhaken","keywords":"Granit Xhaka, Simor Rolfes, Bayern Leverkusen","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/18/1e79e072-08b7-47d2-8dee-f79ce0628e94.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
