Futboll

Avdullahu mbërrin në Kosovë: Kam zgjedhur me zemër

Leon Avdullahu mberrine ne Kosove

Futbollisti Leon Avdullahu ka mbërritur sot në Kosovë për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e para zyrtare. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, atë e ka pritur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Pas mbërritjes, Avdullahu ka shprehur emocionet e tij për këtë hap të rëndësishëm në karrierë.

“Kam vendosur me zemër. Shpresoj që të arrijmë një fitore ndaj Zvicrës,” ka thënë ai.

Kosova do të përballet me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Botëror, një ndeshje që pritet të jetë e veçantë për Avdullahun, duke pasur parasysh se ishte pikërisht Zvicra të cilën e refuzoi për të luajtur te Kosova.

VIDEO: