Futboll

Në Zvicër shkruajnë se Avdullahu ua ktheu shpinën helvetikëve

Leon Avdullahu

Foto: imago

Vendimi që Leon Avdullahu ta paraqitet për Kosovën po përcillet me reagime të ndryshme në mediat zvicerane.

Avdullahu vendosi për Kosovën para Zvicrës, ndërsa është i pari lojtar që kishte mundësinë e paraqitjes për helvetikët e që vendosi për “Dardanët”.

Nga mediumet zvicerane ka pasur reagime të ndryshme.

Në tekstin e shkruar nga mediumi zviceran “Bluewin”, shkruhet se Avdullahu ia ktheu shpinën Zvicrës.

Ndërkohë një medium tjetër zviceran “Nau.ch” ka shkruar se drejtuesit e Përfaqësueses së Zvicrës nuk mund të fajësohen për vendimin e Avdullahut.

“Pierluigi Tami, Peter Knabel dhe shokët e tij nuk mund të fajësohen për këtë. Ata u përpoqën shumë për të siguruar ish- lojtarin e Baselit. Knabel madje e pa debutimin e Avdullahut në Bundesligë me të atin në stadium”, ka shkruar ky medium.