Futboll

“Blick” shkruan për debutimin e vështirë të Avdullahut

Leon Avdullahu

Foto: Toto Marti

Kalimi i Leon Avdullahut nga Zvicra te Kosova ka bërë bujë në javët e fundit.

Ai startoi në ndeshjen ndaj Zvicrës, luajti në mesfushë, por nuk la gjurmë. Dhe debutimi me humbjen 4:0 ishte shumë i vështirë për Avdullahun, për të cilin kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se mund të jetë “Granit Xhaka i Kosovës”.

Avdullahu në fakt e humbi plotësisht duelin me Xhakën.

“Avdullahu përjeton makth në vendi të debutimit të ëndrrave”, ka shkruar gazeta zvicerane “Blick”, që ka bërë një analizë të paraqitjes së vështirë të Avdullahut ndaj Zvicrës.

Gabime të tij kanë rënë në sy ndoshta më shumë se të lojtarëve të tjerë, për shkak se pritjet prej tij ishin shumë të mëdha.