Në sekondën e fundit të ndeshjes, futbollisti i Lazios, Danilo Cataldi, shënoi gol nga penalltia për t’ia mohuar fitoren skuadrës së Torinos.
Lazio barazoi 3:3 në ndeshjen dramatike ndaj Torinos që u zhvillua të shtunën në “Stadio Olimpico”.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGiovanni Simeone e kaloi në epërsi Torinon në minutën e 16-të. Tetë minuta më pas, Matteo Cancellieri, i barazoi shifrat.
Cancellieri e realizoi edhe golin e epërsisë 2:1 në minutën e 40-të në të mirë të Lazios.
Torino arriti që në minutën e 73-të ta barazoj rezultatin në 2:2 me golin që e realizoi Che Adams.
Ndërsa Saul Coco e kaloi sërish në epërsi Torinon në minutën e 92-të.
Dhe ishte Cataldi që u tregua i saktë nga pika e bardhë në sekondën e fundit për t’ia siguruar një pikë Lazios.
Te Lazio ndeshjen e kompletoi Elsied Hysaj kurse te Torino takimin e përfundoi Kristjan Asllani.
Lazio ka shtatë pikë kurse Torino ka dy pikë më pak.