Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, e ka kaluar Diego Maradonan në listën e golashënuesve më të mirë dhe është barazuar me Hernan Crespon.
Argjentina fitoi në miqësore ndaj Puerto Ricos 6:0, ndërsa Lautaro Martinez realizoi dy golat e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLautaro i ka 35 gola në 74 ndeshje dhe është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë tek Argjentina.
Sergio Aguero i ka 41 gola, ndërsa Gabriel Batistuta i dyti i ka 56 gola.
Listës së golashënuesit më të mirë të Argjentinës i prin Lionel Messi me 114 gola.
Superylli argjentinas, Messi, asistoi në dy gola, në ndeshjen e zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.