Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Argjentinës.
Lautaro realizoi gol në fitoren 2:0 të Argjentinës ndaj Angolas në Luanda të premten mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u asistua nga Lionel Messi, që e shënoi golin e dytë me asistim të Lautaro Martinezit, shkruan “Football-Italia” të shtunën.
Për Lautaron ishte goli i 36-të me fanellën e Argjentinës, ndërsa e ka kaluar Hernan Crespon.
Sergio Agueri me 41 gola, Gabriel Batistuta me 55 dhe Lionel Messi me 115 gola zënë tri pozitat e para në këtë statistikë.