Ish-arbitri, Mateu Lahoz, është kandidat për t’u bërë president i komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll.
Presidenti i Federatës spanjolle të futbollit, Rafael Louzan, e konsideron të domosdoshëm një ndryshim strukturor në organizatën drejtuese të arbitrave. Presidenti aktual i komitetit të arbitrave spanjoll është Luis Medina Cantalejo.
Clos Gomez është përgjegjës për VAR.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLahoz i dha fund karrierës si arbitër në vitin 2023. 47-vjeçari ka drejtuar ndeshje në La Liga nga viti 2008. Ai ishte arbitër i shquar në futbollin spanjoll.
Po ashtu ka pasur edhe përvojë të gjatë në drejtimin e ndeshjeve evropiane. Sidomos Real Madridi po ka ankesa të vazhdueshme në punën e arbitrave spanjollë.