La Liga ka vendosur të mbajë në fuqi rregulloren aktuale për pauzat e hidratimit edhe për edicionin e ri, duke mos e bërë të detyrueshëm modelin që FIFA aplikoi gjatë Kupës së Botës.
Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, pauzat do të lejohen vetëm në raste të temperaturave të larta, siç parashikon rregullorja në fuqi.
Ato mund të autorizohen kur temperatura e parashikuar në kohën e zhvillimit të ndeshjes kalon 30 gradë Celsius. Kërkesa duhet t’i paraqitet arbitrit të paktën 30 minuta para fillimit të ndeshjes, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në kompetencën e tij. Nëse miratohen, do të zhvillohen dy pauza për hidratim, zakonisht rreth minutës së 30-të të pjesës së parë dhe minutës së 75-të të takimit. Secila prej tyre mund të zgjasë deri në tre minuta.
Vendimi i La Ligas vjen pasi FIFA aplikoi për herë të parë pauza të detyrueshme hidratimi në çdo ndeshje të Kupës së Botës, pavarësisht temperaturës.
-
Shkencëtarët thonë se FIFA po e rrezikon sigurinë e lojtarëve për shkak të nxehtësisë gjatë Botërorit
-
Në Botëror do të ketë pushime treminutëshe për të pirë ujë
-
Marca për fushën: E thatë, e ngadaltë, me topin që kërcen
-
20 minuta lojë, Spanja dominon në fushë
-
FIFA thotë se pushimet e freskimit nuk kanë ndikuar në rezultatet e Botërorit