Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro shpërblim në rast se Përfaqësuesja e Kosovës do të kualifikohet në Botërorin 2026.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë të enjten, Kurti bëri të ditur se kanë ndarë 250 mijë euro për suksesin historik të Kosovës për kualifikim në plejof të Botërorit. E 500 mijë euro do të ndahen nëse kalohet Sllovakia.
“Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim. Në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim 500 mijë euro. Në rast të kualifikimit në Botëror zotohemi për 1 milionë euro shpërblim”, ka thënë Kurti.
Kosova më 26 mars do të luajë në Bratislavë kundër Sllovakisë.
Në rast fitoreje, do ta luajë ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botëror në Prishtinë me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.
Qeveria gjithashtu ndau mbi 23 mijë euro për arritjet e klubit të futsallit, Prishtina 01, në Ligën e Kampionëve.
-
Sa para ia kishte premtuar Kurti Përfaqësueses së Kosovës për fitore ndaj Sllovakisë
-
Qeveria ndan 500 mijë euro për Kosovën, premton edhe 1 milion nëse e mund Turqinë
-
500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës Qeveria i ekzekuton të hënën
-
Ademi thotë se shpërblimi i qeverisë do të jetë shtysë drejt objektivit historik
-
Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm