Përzgjedhësi Dick Advocaat ka vazhduar kontratën me Kurasaon, ndërsa do të jetë në krye të kësaj përfaqësueseje deri në korrik të vitit të ardhshëm.
Kështu ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit e Kurasaos.
Advocaat e udhëhoqi Kurasaon drejt kualifikimit historik në Kupën e Botës 2026. Ai u largua më pas, ndërsa u kthye sërish në muajin maj, duke e zëvendësuar Fred Ruttenin.
“Është grup fantastik për të punuar. Kemi arritur diçka të veçantë së bashku dhe po shikoj para për ta vazhduar punën aty ku e kemi lënë dhe me arritje të mëdha, me lojtarët dhe stafin”, ka deklaruar Advocaat.
Kurasao përfundoi në vendin e fundit të Grupit E në Botëror. E fitoi vetëm një pikë ndaj Ekuadorit.