Dick Advocaat dha dorëheqje nga përfaqësuesja e Kuraçaos në muajin shkurt.
Por, ai u kthye dhe do ta udhëheqë këtë përfaqësuese në debutim në Kupën e Botës.
78-vjeçari nga Holanda beson në mrekulli në Kupën e Botës, që nis të enjten.
Advocaat do të jetë përzgjedhësi më i vjetër që udhëheqë një përfaqësuese në Kupë të Botës.
Kuraçao më 14 qershor luan ndaj Gjermanisë nga ora 19:00 në Houston.
Në grup janë edhe Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë.
“Duam që ta kalojmë fazën grupore. Për këtë arsye jemi këtu. Befasitë gjithmonë janë të mundshme. Dhe një befasi mund të jetë e mjaftueshme për të avancuar. Tri barazime janë tri pikë. Mund të jenë mjaftueshëm”, theksoi Advocaat, shkruan të mërkurën “Sky”.
Artikuj të ngjashëm