Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ekuadori e Kuraçao synojnë të lënë gjurmë në Botëror

Ekuador

Pas humbjeve nga Bregu i Fildishtë dhe Gjermania, Ekuadori dhe Kuraçao synojnë të lënë gjurmë në Kupën e Botës, përkatësisht në Grupin E.

Këto përfaqësuese përballen në Kansas City.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekuadori, që kishte ecuri prej 19 ndeshjeve  pa humbje, e nisi keq Botërorin 2026, por synon të këndellet ndaj përfaqësueses së vogël e shumë të motivuar, Kuraçaos.

Kuraçao me humbjen 7:1 nga Gjermania u bë përfaqësuesja e dytë në histori të Kupës së Botës që pëson shtatë e më shumë gola në ndeshjen e parë të një Botërori.

Gjermania dhe Bregu i Fildishtë kanë nga tri pikë, kurse Ekuadori dhe Kuraçao synojnë të mbledhin sa më shumë pikë për të shpresuar në avancim tutje nga pozita e tretë. Tetë përfaqësueset më të mira të pozitave të treta nga 12 grupe, avancojnë tutje.

Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 2:00 e mëngjesit, sipas kohës në Kosovë.